Mr.sc. Islam Krasniqi
Dëshira dhe etja për pushtet sa vjen dhe rritët, ku Presidenti i Republikës së Kosovës është pritur që të zgjedhet me vota të lira nga qytetaret e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ketë fuqinë juridike dhe politike, e jo të jetë pjesë e marrëveshjeve politike nga partitë politike në Kuvend apo pazareve të gatuar nga personat e akredituar në Kosovë. .
Marrëveshja politike në mes të dy partive me të mëdha të dala nga zgjedhjet në Parlamentin e Kosovës, PDK-LDK-së, postin e të parit të shtetit i cili e përfaqëson unitetin e popullit, me lidhjen e koalicionit ia ka besuar ish- kryeministrit z.Thaçi, tash zv.Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Ata të cilët ishin të heshtur tash e pesë vite Presidentja aktuale e dalë nga zarfi Atifete Jahjaga dhe ish Kryeministri Hashim Thaçi, kanë filluar që ti tregojnë dhembët duke i acaruar marrëdhëniet mes vete, duke u munduar ta sfidojnë njëri tjetrin, njëri me deklarata bombastike dhe tjetri me heshtje.
Posti i presidentit është kafshët e madhe për të gjithë, por në bazë të marrëveshjes politike PDK-LDK, ajo e kushtëzon që të zgjedhet Hashim Thaçit për president ose të shkohet në zgjedhje të reja apo të jashtë zakonshme. Por për tu respektuar marrëveshja e koalicionit do të jetë shumë e vështirë, për arsye së marrëveshja politike në mes tyre është e brishtë dhe së një pjesë e pozitës ka deklaruar haptas së nuk do ta votoj z. Thaçi për president, gjithashtu edhe opozita është kundër, ku me të vërtetë do të jetë një luftë shumë e vështir dhe interesante.
Deri me tani znj, Jahjaga ka heshtur dhe është komanduar nga nga partia në pushtet apo z. Thaqi, mirëpo tani kanë filluar të ngrihen marrëdhëniet mes tyre sepse Presidentja është duke u përgatitur edhe për një mandat tjetër edhe pse gjasat për rizgjedhjen e sajë janë zero.
Nuk mendoj se presidentja e dalë nga zarfi do të ketë ndonjë mundësi për tu rizgjedhur presidente përsëri sepse nuk e ka fuqi as juridike as politike, nuk e ka përkrahjen as nga partitë politike, as nga shoqëria civile, ku edhe në shumë raste kritikohet apo edhe ofendohet nga shoqëria civile për mosdijen e saj, dhe kjo ia pamundëson një gjë të tillë edhe pse etja për pushtet është shumë e madhe.
Edhe pse kanë filluar disa fërkime mes presidentes Jahjaga dhe zëvendës kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme z. Thaçi, kjo nuk do të thotë se është ‘luftë’ për postin e presidentit sepse Thaçi për dallim nga Jahjaga ka edhe legjitimitet qytetarë, si dhe fuqi politike. Nëse ndalemi pak mund të kuptojmë së vendi i të parit të shtetit që e përfaqëson unitetin e popullit do ti takojë ish kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit sepse është njeriu më i votuar në këto 10 vitet e fundit dhe përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare nuk i mungon, gjithashtu edhe ne bazë të marrëveshjes është i pa kontestueshëm.
Sikur të kishte zgjedhje të përgjithshme, do të ishte shumë me mirë sepse do të kishte edhe qytetar që do të kandidonin si të pavarur apo edhe ndonjë tjetër prej partive politike.
Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do ta votonte kurrë për presidente të ardhshme, Atifete Jahjagën pasi ajo s’ka legjitimitet qytetarë. Ai pohon se do të respektoj marrëveshjen që e kanë lidhur si partnerë të koalicionit dhe koalicioni është i vendosur që ta respektoj deri në fund këtë marrëveshje, prandaj nuk mund të vjen në shprehje votimi i ndonjë kandidati pa adresë dhe legjitimitet qytetarë.
Fakti qëndron së z. Thaçi do ta ketë shumë të vështir të behët President sepse politika e mençur e tij i ka djegur të gjitha ato parti që kanë bashkëqeverisur me të, dhe LDK-ja ka filluar të frikohet sepse në një kohë shum të afërt pas zgjedhjës së Thaçit të parin e shtetit, të dal nga koalicioni të qoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të fitojë serish zgjedhjet ku do i takoi edhe vendi i shefit të Qeverisë dhe Kryeparlamentarit në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, ku PDK-ja do ti ushtrojë të tre postet kryesore të shtetit.
Procesi për ndryshimin e Kushtetutës për të zgjedhur Presidentin me votën e lirë ka përfunduar, ndryshimet u bënë, por asnjë herë nuk u votuan nga Kuvendi i Kosovës. Fakti qëndron së gjithçka ka qenë parashikuar me herët dhe e gatuar shumë mirë, nëpër kuzhina vendore që i kanë futur duart edhe ndërkombëtarët. Mirëpo nuk mund të përjashtohet mundësia që PDK-ja të dalë nga koalicioni dhe ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe të rizgjedhët Thaçi Kryeministër për të katërtën herë, sepse LDK-në e ka deklasuar me politikën e ti të jashtë zakonshme, dhe ja ka humbur ter fuqinë juridike dhe politike !…