
Pamundësia e Vetëvendosjes për ta formuar Qeverinë vetëm me minoritetet dhe insistimi në pozitën e kryeministrit, bashkë me të njëjtin insistim edhe nga PDK e LDK, po vlerësohet si potencial për zgjedhje të jashtëzakonshme. Analistë politikë thonë se partitë duhet të merren vesh me njëra tjetrën, pasi vendit nuk i konvenojnë zgjedhje të reja.
Lëvizja Vetëvendosje mori hapin e parë për t’i kërkuar bashkëpunim Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë, por shpresat për përgjigje pozitive nuk i ka të mëdha.
Zyrtarë të LDK-së u shprehën se partia nuk i ndryshon qëndrimet, ndonëse përgjigjen përfundimtare do ta jap kryetari Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku: Fjalët kanë peshë – LDK nuk pranon takim me Kurtin
Po ashtu, deklarimet e zyrtarëve të VV-së se nuk lëshojnë pe për pozitën e Kryeministrit po lexohen si problematike nga njohës te proceseve politike.
“Për mua ky është një kërcënim, kërcënim për demokracinë tonë. Si mendon ajo, që shteti i Kosovës është vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje, nëse nuk ndodhë kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje. Nuk është koha për të shkuar në zgjedhje, është koha për të shkuar Qeverinë”, ka thënë analistja Magbule Shkodra.
Profesori universitar, Faton Ismajli beson se pas këtyre qëndrimeve, ka potencial që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“I shoh në kuadër të lojës së LVV-së për ta gjetur dhe etiketuar fajtorin për mundësinë e një palë zgjedhjeve të reja. Në këtë situatë unë shoh mundësi reale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme pikërisht për shkak të pozicionit të LDK-së që po thotë se nuk hynë në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë Ismajli.
Seanca konstituive e Kuvendit do t mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani.