Lufta në Gaza zvogëlon shitjet e McDonald’s

E publikuar: 05/02/2024 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

McDonald’s ka raportuar humbjen e parë të shitjeve tremujore në gati katër vjet, pasi klientët bojkotojnë kompaninë për luftën Izrael-Hamas në Gaza.

Sipas mediave të huaja, gjigandi i ushqimit të shpejtë tha se rritja e shitjeve për këtë tremujor në divizionin e tij duke përfshirë Lindjen e Mesme, Kinën dhe Indinë ishte 0.7% – shumë më poshtë se pritjet e tregut prej 5.5%, sipas të dhënave të Grupit të Stock Exchange në Londër.

Kjo vjen pas tensioneve të cilat u ndezën tetorin e kaluar kur McDonald’s Israel njoftoi se kishte dhuruar mijëra ushqime falas për trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit të përfshira në konflikt.

Masa shkaktoi një reagim të furishëm nga kritikët e aksionit ushtarak të Izraelit në Gaza, që përfshinte thirrje për një bojkot të zinxhirit.

Bojkote të ngjashme kanë goditur edhe markat e tjera duke përfshirë Zara dhe Starbucks, të cilat humbën pritshmëritë e tregut dhe ulën parashikimet vjetore të shitjeve javën e kaluar.