Lufta e Thaçit dhe Kadri Veselit, kërkon flijimin e Mustafës!

E publikuar: 27/09/2015 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli, lojëra të dyfishta për të marr kreun e partisë

“Zanafilla e konfrontimeve dhe përçarjeve politike në vendin tonë është veprim i paramenduar politik, ekonomik dhe policor i qeveritarëve tanë”, thotë Gashi.
Një skenar nga më të kryesorët që çoi në konfliktin e pozitës me opozitën ën Kuvendin e Republikës së Kosovës, është ai i krijuar nga lufta e brendshme në PDK. Dy kundërshtarët kryesor janë kryetari i kësaj partie Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në parti, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish shefi i SHIK-ut.
Bazuar në rrjedhën e ngjarjeve në Kuvend në ditën e sulmit me vezë ndaj kryeministrit Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli sikur kënaqej me atë që po ndodhte. Ai me zemërim kërkonte nga truprojat e kryeministrit Isa Mustafa që të dilnin jashtë sallës së Kuvendit, pavarësisht që ata thjesht e kishin marrë në mbrojtje Mustafën dhe nuk po e sulmonin askë.

Efekti tronditës i speciales

Nuk është vetëm ky gjest i tij, kaq flagrant, që argumenton kurdisjen e skenarit dhe të ngjarjeve.
Lufta për pushtet e Thaçit dhe Veselit ka kohë që ka nisur. Ajo para së gjithash duket se ka nisur shpërthimin, kur dështoi plani i tyre dhe SHIK-ut, që Thaçi të bëhej president dhe Veseli kryeministër.
Tashmë duket krejtësisht e qartë, se Thaçi do ta ketë të pamundur të bëhet president pasi nuk gëzon mbështetje amerikane, sikurse është për presidenten aktuale, Atifete Jahjagën.
Ndërsa, koha e mbetur e shkurtër deri në nisjen e punës së Gjykatës Speciale e ka nxjerrur hapur konfliktin mes tyre, e cila luftë po kërkon ta flijojë Mustafën, si të vetmin kompensim për tu barrikaduar të dyshuarit e speciales./bs/