Qyteti sirian Serekaniye, asht vendi i fundit që kufizohet me Shtetin Islamik. Popullata me shumicë kurde asht e vendosun me luftue me militantët e ISIS dhe me i ndalue ata me marr nën kontroll edhe qytetin e tyne.
Njisitet për Mbrojtje të Popullit Kurd (YPG), janë formue mbasi Ushtria Siriane dështoi me i neutralizue kërcënimet nga xhihadistët, transmeton Indeksonline.
Mes luftarëve, shumica janë gra të reja kurde, të cilat vullnetarisht zgjodhën me luftue dhe me i mbrojtë familjet e tyne nga mizoritë e ISIS.
Dokumentari rus në gjuhën angleze i televizionit Rusia Today, sjell pamje nga kampi ku këto gra të guximshme trajnohen. Kqyreni!