Lufta e bandave në Elbasan, ‘i përfshiri’ Qazim Sejdini: Le të flasë drejtësia

E publikuar: 07/10/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka folur për herë të parë lidhur me luftën e bandave në Elbasan, të cilat goditën së fundmi dhe Policinë dhe ku u akuzua si i përfshirë edhe dhëndri i tij.

‘Le të flasë drejtësia”, tha Sejdini, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ku ai rezulton i përfshirë prej dhëndrit të tij, teksa ishte duke hyrë në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.

Dhëndri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, sëbashku me personin e shpallur në kërkim tashmë, Suel Çela, dyshohet se kanë goditur me makinë të blinduar makinën e zv.drejtorit të Policisë Elbasan disa ditë më parë, ngjarje që mori përmasa të mëdha dhe çoi në disa arrestime.