Lubonja: Rama, një i çmendur që ka ikur nga fiqiri

E publikuar: 08/07/2015 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Fatos Lubonja e cilëson kryeministrin Edi Rama, ‘një njeri të ikur nga fiqiri”.

Në një analizë në Agon Channel , Lubonja ka komentuar ndryshimet që kryeministri Rama i ka bërë selisë së qeverisë me nismën e vet personale dhe pa pyetur as këshilltarët e tij më të afërt për trashëgiminë. Lubonja madje ka hedhur poshtë edhe zërat se ai po i bën këto ndryshime për ardhjen e kancelares Merkel. Ai e ka quajtur nismën ne Ramës për të shkatërruar një godinë historike si delirin e një njeriu që ka nevojë për vëmendje dhe që kërkon të dëshmojë se është më i rëndësishëm se historia.

“Kjo është cmenduria e një njeriu që i ka ikur fiqiri”. Sipas televizionit ku ndodhet Lubonja, streha e kryeministrise që do të evokojë ato të kinemave të vjetra është vepër e artistit Philippe Parreno i cili është mik i Anri Salës dhe i vetë Ramës të cilit ai i ka shkruar edhe parathënien e një libri.