Fatos Lubonja, gjatë ndërhyrjes së tij të përditshme në Agon Channel, foli për problemet e ditëve të fundit në Maqedoni.
Sipas Lubonjës për të kuotuar burimin e problemeve mjafton të bësh një vizitë në Shkup, ku projekti i “Shkupit 2014” të bën shumë përshtypje, sepse është delir i paparë pushteti që duket se personifikohet me Gruevskin, në ndërtimin e një identiteti maqedonas, i huaj për shqiptarë, por dhe për identitetin sllav maqedonas, të cilin e ka kundërshtuar edhe opozita.
Ka qenë një arrogancë dhe guxim shumë i madh, që është i bashkuar edhe me korrupsionin.
Ia kalon edhe rrugës tonë të kombit, që ka kushtuar 1 miliardë dhe ku janë vjedhur shumë para.
Nuk dallohej ku mbaronte deliri dhe ku fillonte korrupsioni.
Aty bëhej një ndarje mes dy shoqërive, shqiptare dhe maqedonase. Gruevski bëhej pjesë e njërës, që përjashtonte atë shqiptare.
Opozita maqedonase ishte kundër këtij projekti. Po të shohësh ngjarjet e fundit dhe protestat e kupton lidhjen që ekziston ems këtyre gjërave.
Etja e Gruevskit për të mos e lëshuar kurrë pushtetin bie ndesh me protestat dhe kërkesat që qeveria të japë dorëheqjen për të ndryshuar vendin.
Gruevski ka ndjekur straegjinë destabilizo për të destabilizuar. Duke e spostuar vëmendjen nga problemet me abuzimet, korrupsionin, demokracinë, që ka bashkuar një pjesq të mirë të maqedonasve dhe shqioptarëvë, ai ka krijuar këtë ngjarje, që mendohet se është krijuar, është shfrytëzuar rasti dhe informacioni për disa shqiptarë të armatosur që kanë disa qëllime, për të bashkuar gjithë maqedonasit kundër shqiptarëve.