Ahmad Masud ka qenë 12 vjeç kur babai i tij, komandant i ushtrisë talibane, i njohur si “Luani i Panjshirit”, është vrarë nga dy sulmues vetëvrasës të Al Kaidës në veri të Afganistanit, më 9 shtator të vitit 2001.
Vrasja e Ahmad Shah Masudit, i cili po ashtu ka luftuar për një dekadë kundër pushtuesve sovjetikë, ka nisur një zinxhir ngjarjesh që kanë vendosur Afgansitanin në qendër të luftës globale kundër terrorizmit.
Dy ditë pas vdekjes së tij, operativët e Al Kaidës kanë kryer sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
Brenda një muaji, ushtria amerikane ka nisur fushatë bombarduese dhe të pushtimit në Afganistan, me qëllim rrëzimin e talibanëve dhe kaplejn e liderit të Al Kaidës, Osama Bin Laden, njëherësh orkestrues i sulmeve të 11 shtatorit.
Ngjarjet e zhurmshme kanë futur Masudin e ri në sy të publikut. Ai ka bërë paraqitjen e parë në funeralin e bababit të tij në Luginën Panjshir, në veri të Kabulit – një ngjarje historike që është ndjekur nga qindra-mijëra veta.
Duke qëndruar pranë arkivolit të babait të tij, me vetëpërmbajtje dhe dinjtet, në një pjesë të Afganistanit që në atë kohë nuk ka qenë nën kontrollin e talibanëve, Masud ka thënë se do të ndjekë hapat e babait të tij. “Dua të siguroj pavarësinë e vendit tonë. Dua të jem pasardhës i babait tim”, ka thënë ai.
Që atëherë, së bashku me statusin e babait si hero kombëtar, Masud shihet nga shumë afganë si simbol i shpresës për të ardhmen e Afganistanit.
Sot, 15 vjet më vonë, ai thotë se i mbetet besnik zotimit të tij: për ta bërë Afganistanin “vend të bashkuar dhe të lirë”, me liderë të zgjedhur nga populli afgan përmes zgjedhjeve demokratike.
Masud, tani 27 vjeç, gati ka përfunduar marrëdhëniet ndërkombëtare në Kolegjin Mbretëror të Londrës.
Por, ai rikthehet në Afganistan çdo vit për të qenë me familjen dhe për të shënuar Ditën e Masudit, festë kombëtare, çdo 9 shtator.
Ahmad Masud i referohet babait të tij si “martir” dhe thotë se së paku një prej ëndrrave të tij për Afganistanin ka nisur të bëhet realitet.
“Fakti që ka pasur zgjedhje në disa vitet e fundit, pavarësisht rezultateve, është një prej faktorëve të demokracisë”, thotë Masud për Radion Evropa e Lirë.
Por, ai është krtik ndaj dështimit të Qeverisë së Afganistanit për të mbrojtur popullin nga sulmet e militantëve, grindjet etnike dhe dhuna sektare, si dhe për të krijuar mundësi ekonomike.
“Pa asnjë dyshim, rrethanat e sigurisë dhe ekonomike, si dhe migrimi janë shqetësuese. Brezat e rinj e shohin situatën si të mjerë dhe bëjnë gjithçka të mundur për të ikur”, thotë Masud.
Sipas tij, qeveria duhet të bëjë më shumë për të sjellë siguri dhe stabilitet.
“Shpresoj se qeveria do të dalë me një plan për të krijuar vende të reja pune. Një nga arsyet e migrimit është se njerëzit duan jetë më të mirë, të ardhme më të qëndrueshme”, thotë Masud.
Ai po ashtu thotë se pas studimeve do të kthehet në Afganistan dhe do të përmbushë zotimin që ka bërë në funeralin e babait.(REL)