Në një rezervat kafshësh të egra në Afrikën e Jugut është parë një skenë shqetësuese, që tregon përhapjen enorme të qeseve të najlonit.
Një qese të tillë e ka marrë një luan i vogël dhe luante me të, teksa dy të tjerë përpiqeshin t’ia grabisnin, transmeton Telegrafi.
“Kjo tregon se në çfarë mase ka ardhur ndotja, sa që kafshët nuk dinë më ta bëjnë diferencën dhe mendojnë se është pjesë natyrore, me të cilën mund të luajnë”, ka thënë një njohës i botës së egër.
Megjithëse ata pas një kohe e lanë najlonin, kanë mundur edhe ta përpijnë, duke rrezikuar të ngufaten.
Najloni ka mundur të hyjë brenda rezervatit i fryrë nga era, apo e kanë sjellë hienat, që vazhdimisht kërkojnë nëpër shportat e mbeturinave. /Telegrafi/