Luana Vjollca poston foton e Marinës, i tregon të gjitha për shtatzëninë e së motrës

E publikuar: 12/05/2018 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga moderatoret më të përfolura dhe këto ditët e fundit ato kanë qenë kryefjalë e lajmeve rozë. Pritet një rikthim në muzikë i Luanës dhe bashkëpunimi do të jetë me Bujar Qamilin, ndërsa nga ana tjetër vlojnë dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Marinës.

Moderatoret simpatike kanë ndarë foto në rrjetet e tyre sociale. Postimi i bërë nga Luana tregon barkun si prej modeleje të së motrës duke zbehur fjalët lidhur me shtatzëninë. 

Marina ka mohuar të jetë në pritje të fëmijës së parë, madje ka ndarë foto krah bashkëshortit të saj Getoar Selimi ku tregonte barkun zbuluar. /Gazeta Express/