Lotët e opozitës, analistëve e mediave në Kosovë kundër NEPOTIZMIT!

E publikuar: 24/07/2021 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Sami Kurteshi

Shqiptarët, sidomos familjet patriotike, në kohën e jugosllavisë e serbisë, nëse nuk vriteshin, përndiqeshin e burgoseshin, nuk mund të gjenin vend pune, sepse nuk ishin „shqiptarë të ndershëm“, po ishin irredentistë e kundërevolucionarë!

Pas Luftës në Kosovë, të njëjtit bosa që ishin në LKJ e që u konvertuan në LDK, vazhduan po atë avaz, nuk i la e as i lë të punësohen, sidomos anëtarët e po këtyre familjeve, pa marrë parasysh profesionalizmin dhe ekspertizën. sepse janë „të kuqë“ e „Enveristë“ e „revolucionarë“! I punësuan të shkolluarit e tyre, „akademikët“ e tyre, shumica analfabetë funksionalë.

Njëjtë si LDK, pa asnjë dallim, vetë me një vrazhdësi „patriotike“ vazhdoi PDK, edhe AAK me NISMA sa kishin kaçik, të mbushin administratën dhe të gjitha institucionet e ndërmarrjet shtetërore me llumin injorant e të korruptuar dhe krimin „patriotik“, „krahun e luftës“ e „të ndershëm“ PLANS-a. Me mësimin e LDK, krejt me letra në rregull e sipas ligjit!!!

Ua lyen buzët, dikuj nga shumë e dikuj më pak, edhe gati të gjithë „gazetarëve“ e analistëve“ të njohur, me ndonjë përjashtim të rrallë, që sot gumëzhijnë e pëllasin kundër „punësimeve familjare“ nga LVV.

Nuk lanë asnjë lami shoqërore, institucion e ndërmarrje shtetërore pa e korruptuar, kriminalizuar e falimentuar me „akademikë“ injorantë, me përvojë të korruptuar e të kriminalizuar.

Buzëvaji i tyre nuk ka të bëjë as me jo profesionalizmin, as me mungesën e përvojës, as me nepotizmin e LVV. E kanë me pamundësinë për të vjedhur, zhvatur, korruptuar e kriminalizuar shoqërinë e shtetin. Vetëm kaq! As më pak e as më shumë!

14 Shkurti ua hoqi nga dora frenjtë shtetërorë të kualifikimit e selektimit kriminal serbo- jugosllavo-PLANS-ist të shqiptarëve në Kosovë. 17 Tetori do t‘i jep fund edhe degradimit feudalo-klanor të shoqërisë e shtetit!