Pleurat Salihu
Sot jam i vetem, neser ka me qene shumice, z. Veseli, me kete emnim po e vonon drejtesine
Shtet , ty askush s’mundet me te drejtue, jo tash, jo neser, jo mbasneser, por as edhe nji dite. Kemi lype drejtesi dhe na u servue hileqi, kerkuem demokraci dhe po na servohet tirani dhe deshtem liri, e po na servohet autokraci. Jam i idhnuem me kete pari, tue u nise prej Hashim Thacit, Isa Mustafes e Kadri Veselit, sepse jane ata qe po qeverisin. Z. Veseli nuk te njoh personalisht, por si drejtues i PDK, z. Mustafa te njohe pak ma shume se Z. Veselin, por jo edhe mire, President Thaci, a ke burrni per me ndalue nji te keqe?
Jam shume i tmerruem, idhnuem, i fyem, i poshtnum, i mjere, i vetmuem , e besa edhe afer shkaterrimit. Po shkruej gegnisht sepse keshtu me kupton populli, jo pse me ka thane shefi im.
A ka more gra e burra ne kete vend qe nji here e mire i thojne te keqes: ndalu?! A ka more pari politike, ku je o kryeparlamentar Kadri Veseli? Ku je o kryeminister Isa Mustafa, jo ty President s’po te them asgja, sepse je vec per dekorata.
Veseli, a bash e ke vendose qe mos me kqyre kualitet, por vec kuantitet? A shteti bash qaq palidhje po te doket? A na ai soj i budalles jemi qe ti me vendos kend te duesh ne krye te dikastereve? A kjo paska qene lufta jote per clirim, bashke me ate kryetarin e partise qe e kishe para pake ditesh? A instalimi i njerezve jo meritor paska pas luftue, komandanti ( qe e keni gojen plote) s’po ja permendi emnin se po me doket qe po e fyej. Zahiri u vra per kete qe ju sot me vendos koturu? Po masakra e Qirezit u ba qe kush ta marre pushtetin me vendos kend te doje? A djemte e Gjakoves u kthyen prej Europes bashke me te tjeret per kete shtet qe me hype ne karrige kend te duesh? Z. Veseli, a nuk po te dokemi njerez na qe per pake sherbim qe ta ban dikush me na vendose ne krye te dikastereve? A bash kaq te padijshem jemi?
Kryeminister, nese e pranon kete zgjedhje dije qe je udheheqesi ma i tmerrshem i Republikes, Kryeminister nese e lejon qe ne krye te drejtesise te vije ky personalitet i kapun, dije qe ki me ra ne fund te pusit. Kryeminister nuk ta kam inati, kryeminister te lutem pash gjakun e shqiptarise mos e prano kete, kryeminister mos prano servil te partise tjeter ne dikasterin e drejtesise, sepse ne fund ju keni me dhane pergjegjesi? Kryeminister ,drejtesine te cilen e keni proklamuenuk luftohet me Dhurata? Nuk ka kapacitet per me drejtue, kryeminister hapi syte, sepse neser barra te ti mbetet dhe partine qe e drejtoni. Kryeminister u ba cka u ba me koalicionin, por ma edhe me individin, kallxohu burreshtetas dhe lider. LDK asht parti rugoviane nuk e meriton nencmimin.
Kam kaq fjale, per nji personalitet qe e njohe, sa qe po me doket qe po shkruejta shume, ka me ra keq me popullin shqiptar, sepse thone, fjalet e shumta kallxojne urrejtjen ndaj dikujt. S’kam urrejtje, mbase edhe e njohe ma heret. Por, ma shume se veten e familjen e due kombin dhe shtetin. Po te ishte ky nivel edhe i motres sime, betohem ne Zot e Komb, kisha me reague ne kete menyre.
Dhurata Hoxha ne krye te drejtesise?! Eshte sikur une neser te jem ne krye te gjinekologjise, zonja Hoxha ne krye te dikasterit thuajse kryesor te shtetit eshte si Hanko Halla te jete ne krye te Republikes. Zonja Hoxha ka perfundue nje kurs trajnimi per siguri, ‘kinse’ ne Vashinkton, por me drejtesi nuk ka lidhje.
Citat nga ‘CV’ja’ e saje “Ajo ka përfunduar studimet master në departamentin e Studimeve të Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombëtare, në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm, të Georgetoën University në Ëashington DC. Znj. Hoxha ka përfunduar studimet e saj universitare në Graceland University, ku ajo diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike me nderime të larta”.
Siguri nderkombetare dhe drejtesi besoj qe kane dallim.
Tash me e renda paska dale qe ajo edhe per siguri te brendshme, paska perfundu?! Por ku e qysh nuk e dime.
“Dhurata Hoxha është një kuadër i ri profesional i edukuar në SHBA, me ekspertizë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Ëomen in International Security (ËIIS) me seli në Ëashington DC. Interesi i saj hulumtues dhe kërkimor përfshin sigurinë ndërkombëtare dhe kombëtare, kërcënimet globale kundër terrorizmit, sigurinë e energjisë, sundimi i ligjit, dhe qeverisja e mirë”.
Qytetar te nderuar, pranone si keshille dhe opinion kete rekomandim, mos lejoni qe te naj vendosin njerezit e pa meritor ne krye te institucioneve kyqe. Ne fun te fundit, une munde te jap doreheqje nga ky vend (sepse nga kombi smundem) dhe te shkoj ne ndo nje vend e te jetoj si i tretun larg atdheut, por ne fund ju do ta pesoni, ju do te shkaterroheni. Mirepo neser edhe shteti fqinje ka fakte per me be propagande se kjo Republike nuk Funksionon. Ju e dini ju mateni. Por une as nje here nuk do ta pranoj kete, dhe per kete herdo kur do te ju ndjeki penalisht.
Ju qe luftuat nuk keni te drejte te naj cenoni drejtesine, jeten e shtetin per arsye personale.
Kryeparlamentar, z. Veseli hapi syte se nje dite do te jete vone, neser mos thuaj se kam dite.
Kryeminister po te lus me gjuhen ma te bute.
Nese nuk reagoni, nuk ndalem deri ne rrezimin e se keqes.
Edhe mua amerikanet do me besojne nese qohem kunder jush, sepse besoj qe tradita Klintoniane per drejtesi e siguri po vjen ne shprehje.
Nuk e pranoj ministre Dhuraten e kapun qe sa vite, gruan e shefit te ELSG’se, qe ish kryeministri ja akreditoj, z. Veseli, tregohu qe sje nentoka por je pjese e popullit, sepse neser une dhe ti sjemi te njejtit komb.