Kapiteni i skuadrës kombëtare Lorik Cana i është vjedhur profili i tij zyrtar në rrjetin social Facebook. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i cili ka theksuar se faqja e tij është hackuar dhe nuk është më nën kujdesin e tij.
“Tani e tutje do të kem në përdorim vetëm një adresë në Instagram dhe për çdo lajmërim do të më gjeni në këtë adresë. Përqafime dhe Zoti ju ruajt”-shkruan Cana.
Duket se ky konfirmim zyrtar ka ndodhur pak ditë pas një incidenti që ndodhi me një tjetër futbollist, pikërisht me portierin e Tiranës, Stivi Frashëri profili i të cilit në Facebook ishte hackuar dhe “vjedhësit” kishin bërë disa postime në emër të futbollistit në lidhje me humbjen e skuadrës së tij pas ndeshjes Tirana- Partizani.