Të hënën është mbajtur një koncert i madh në Teatrin “Argentina” të Romës.
Shumë nga fytyrat e njohura publike kanë kënduar në nderim të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu, shkruan lajmi.net.
E pranishme ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bashkë me familjen e saj.
Përveç tyre prezent ishte edhe futbollisti shqiptar, Lorik Cana i cili sapo ndau një imazh me ndjekësit në Instagram, teksa pozon pranë Dua Lipës.
“Si të gjithë Shqipëtarët FANS I MADH i @dualipa ⭐🇦🇱😍 Krenar me ty 👑”, është përshkrimi që ia ka lënë fotos.
Theksojmë se me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Ermal Meta, Elhaida Dani, Genc Tukiçi, Erza Muçolli e shumë të tjerë kënduan këngë të njohura para publikut.