Lorik Cana 'flliq' shokun e skuadrës: 'Është i turpshëm, lahet me brekë dhe nuk thotë llafe të pista'

E publikuar: 12/11/2017 01:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pyetjes se cili prej futbollistëve të Kombëtares ka më shumë qime, Cana u përgjigj Elseidi dhe Sadiku.

Po ai që ka turp të zhvishet lakuriq? “Mërgimi”, u përgjigj Cana. Cili flet më shumë me llafe të pista? “Të gjithë përveç Mërgimit”, vazhdoi Cana. Cili nga lojtarët tregon aventurat me femrat? Dhe sërish përgjigja ishte: “Të gjithë përveç Mërgimit” duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.

I pyetur se cilin prej futbollistëve e pret gruaja direkt sa del nga dhoma e zhveshjes, Lorik këtu zgjodhi veten e tij. “Ajo është gruaja ime”, u përgjigj Cana me humor.