Lorik Cana drejt Katarit

24.07.2015 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lorik Cana drejt Katarit

E ardhmja e kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana mund të jetë në Katarin e largët, të paktën sipas mediave italiane. “Calciomercato.it” dhe “Corriere Dello Sport” njoftojnë se me siguri e ardhmja e Canës është larg Lazios dhe se do të largohet nga kryeqyteti italian pavarësisht se i mbetet edhe një vit kontratë me klubin bardhekaltër.

Pas disa hipotezave mbi të ardhmen e 31-vjeçarit tani fiton gjithmonë e më shumë terren pista e Lindjes së Mesme. Aty gjithmonë duke ju referuar “Corriere Dello Sport” Canën po e kërkon me ngulm një emër i njohur i futbollit europian, Sabri Lamouchi i cili është aktualisht trajneri i klubit katariot El Jaish.

Lamouchi ka qenë në të kaluarën edhe shok skuadre me Canën në sezonin 2005-2006 kur të dy ishin pjesë e Marseille në Ligue 1 franceze. Sipas mediave italiane, Cana që të Enjten u shfaq në stërvitjen e Lazios në Formello për herë të parë këtë sezon, ka fluturuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të vlerësuar ofertën.

Në ditët e kaluara për Canën u fol në merkato edhe për disa skuadra gjermane ndërkohë që një opsion i përmendur shpesh është dhe ai i futbollit amerikan në Major League Soccer, ndërsa tani del në “pole position” pista e Katarit me një emër konkret El Jaish. Katari në dekadën e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar për yjet e futbollit europian falë milionave që investohen pa kursim për të promovuar lojën më popullore në botë dhe Cana në moshën 31-vjeçare mund të shikojë aty mundësinë e një kontrate me vlerë ta lartë ekonomike./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)