Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që përflitet mjaft shumë në shtypin rozë.
Bëhet fjalë për reperen Loredana Zefi, e cila shpesh tërheq vëmendje me paraqitjet që bën në rrjete sociale.
E tillë shfaqet edhe ditën e sotme (e martë), ndërsa vjen shumë më ndryshe siç e kemi parë zakonisht dhe jo vetëm.
25 vjeçarja është rikthyer në një stil të ndryshëm pasi ka bërë flokët e zeza dhe kaçurrele.
Ajo vjen e veshur në të zeza dhe një këmishë të bardhë, gjersa dukjen e ka kompletuar me një palë syze të zeza.
Komplimentet dhe reagimet ndërkohë nuk munguan nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në këtë rrjet të popullarizuar.