Projekti i ri muzikor nga Loredana po pëlqehet shumë në publik.
Loredana ka pak ditë që publikoi këngën e re “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, shkruan lajmi.net.
Projekti po pritet shumë mirë nga fansat dhe deri tani ka marrë afro 6 milionë klikime në kanalin YouTube.
Me anë të një postimi në InstaStory, reperja bëri të ditur se kënga e saj ka shënuar një sukses në Gjermani.
Ajo ka arritur të bëhet kënga më e transmetuar nga një artist në ditën e publikimit të saj.