47 vjeçarja Jennifer Lopez ka linja për tu admiruar, por ajo ka zbuluar se kush është çelësi i suksesit. Sikundër e ka thënë edhe në intervista të tjera, ajo ka cituar se gjithçka lidhet me ushqimin, gjumin dhe stërvitja e përditshme. Në një intervistë të dhënë për “Elite Daily”, Jennifer Lopez ka rrëfyer sekretin e saj për bukurinë e përjetshme rinore.
“Unë punoj shumë për veten time. Përpiqem që gjatë gjithë kohës ta mbaj trupin tim të hidratuar, të stërvitem çdo ditë në palestër dhe të pushoj mjaftueshëm.
Unë pi shumë ujë gjatë ditës, ha ushqime të shëndetshme dhe bëj çdo ditë 8 orë gjumë gjatë natës.
Gjithashtu relaksohem edhe me fëmijët e mi pas pune”, tha Lopez. Këngëtarja Lopez shprehet se po kështu ka një vlerësim të madh për veten e saj.