Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, beson te suksesi i Real Madridit në këtë sezon pavarësisht humbjes 5-1 nga Barcelona dhe fillimit jo të mirë.
Ashtu siç i takon një trajneri ai mori përgjegjësit për humbjen, por thotë se skuadra është e bashkuar.
“Jam i mërzitur. Por, mund të rikthehemi. Me kohën që na ka mbetur në dispozicion këtë sezon, unë besoj te skuadra. Ndihem se kam forcën për të vazhduar të drejtoj këtë grup”.
Në sondazhin e Telegrafi Sport nga më shumë se katër mijë vota për një orë, 71 për qind e lexuesve ishin pro shkarkimit të spanjollit (Foto: Telegrafi Sport/Facebook)
“Është vështirë në Camp Nou, ne kishim shanset për të kthyer rezultatin, por goli i Suarezit për 3-1 i dha fund shpresave tona”.
“Përgjegjësia gjithmonë bie te trajneri. Ashtu si në fitore dhe në humbje ne qëndrojmë së bashku”.
“Jam i bindur që në fund të sezonit Real Madridi do të festojë, ne duhet të insistojmë”, ka thënë Lopetegui.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos në La Liga është kundër Valladolidit. /Telegrafi/


















