Edhe komuna e Malishevës është sulmuar nga zjarret, të cilat tash e 3 ditë po përhapen në zona të caktuara të vendit tonë.
Por, falë angazhimit të ekipeve të komunës por edhe të komunave përreth, është arritur lokalizimi i zjarreve në Malishevë.
Përpos ekipit të zjarrëfikësve dhe atij emergjent lokal, në vendin e ngjarjes kanë ndihmuar edhe komunat fqinje me ekipet e tyre.
Nënkryetari i komunës Hajdin Berisha, falenderoi të gjithë zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës, për ndihmën e dhënë.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, dhe të mos ndezin zjarre në vende të pasigurta, pasi kjo rrezikon jetën e banorëve.

















