Lojtari i Danimarkës që e humbi penalltinë e fundit ndaj Kroacisë është kërcënuar me vdekje

E publikuar: 04/07/2018 01:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata daneze e futbollit ka publikuar lajmin se futbollisti i Kombëtares, sulmuesi Nicolai Jorgensen e ka lajmëruar në polici faktin se është kërcënuar me vdekje.

Kjo pasi ai e ka humbur penalltinë e fundit në ndeshje me Kroacinë në Nizhny Novgorod Stadium ku Danimarka u eliminua.

Kjo ka qenë arsyeja që federata me një komunikatë ka kërkuar që abuzimet ndaj lojtarit të ndalen.

Rasti i penalltisë (Getty)

“Stop! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër”.

“Është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këtij fenomeni shqetësues”, thuhet në komunikatën e Federatës daneze.

Tre lojtarë danez e kanë humbur penalltinë në atë ndeshje.

Nicolai Jorgensen (Getty Images)

Pas përfundimit të saj me rezultat 3-2, në Instagram dhe Facebook ka pasur shumë fyerje drejt tyre.

Jorgensen është i lidhur me një kalim te Newcastle United, ndërsa aktualisht është pjesë e Feyenoord. /Telegrafi/