rgjentina mund të përballet me probleme serioze nga FIFA, pas një kënge ku lojtarët e saj tregohen racistë me përfaqësuesen e Francës. Gjithçka ka ndodhur në autobusin e kombëtares, pas fitores së “Copa America”.
“Luajnë për Francën por vijnë nga Angola. Nënën e ka nga Nigeria, babain nga Kameruni, por në pasaportë shkruan: Francez”, thuhet gjatë këngës.
Lojtarët argjentinas ishin në lidhje të drejtpërdrejt te rrjeti social “Instagram”. Ato i referoheshin shumë prej lojtarëve të Francës, që janë me origjinë afrikane.
Mbappe me shokë u eliminuan në gjysmëfinalen e Euro 2024 nga Spanja. Fitorja 2 me 1 e këtyre të fundit i udhëhoqi te finalja ku më pas po me të njëjtin rezultat mposhtën Anglinë.