Loja e bankave me kredi

E publikuar: 11/03/2015 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshe thonë e ndryshe veprojnë. Bankat komerciale në Kosovë i injorojnë klientët veç se nuk punojnë në punë të shtetit.
Për shkak të komoditetit që kanë krijuar me sasitë e mëdha të parave në dispozicion, bankat ndaj kompanive private janë bërë më dorështërnguar.
Klientët që nuk kanë kontratë pune me ndonjë institucion shtetëror vështirë mund të hynë në listë për të marrë kredi në ndonjërën nga bankat në vend, pavarësisht reklamave dhe ofertave që proklamohen në opinion.
Këtë e parnojnë edhe vetë bankat.
Kështu i ka ndodhur edhe S.Sh, (emër i njohur për redaksinë e Gazetës Fjala) nga Prishtina, i cili për muaj të tërë trokiti në dyert e gati të gjitha bankave komerciale në vend për një kredi 20 mijë euro.
Por në asnjërën nuk ka arritur të marr kredi, pavarësisht se ka plotësuar të gjithaa kushtet e kërkuara dhe ka pasur një kontratë të sigurt pune me një nga kompanitë private në vend dhe ka dhënë garanci tërë pasurinë e tij të patundshme.
“Bankat i shfrytëzojnë boshllëqet, mungesën e ligjit dhe ato mangësit financiare mundohen ti mbulojnë në mënyrë të pandershme”, ka thënë Selatin Kaçaniku për Gazetën Fjala.
Sipas tij, në momentin aplikimit, agjentët e bankave i kanë thënë se lënda përpunon për 5-7 ditë, por siç këto lëndë nuk kanë përfunduar deri në 30 ditë.
“Kur kam aplikuar më kanë thënë se përgjigje merr për 5 apo 7 ditë. Por, kjo nuk ka ndodhë. Në BPB dhe TEB, me kanë lënë të pres nga një muaj për marrje të përgjigjes. Çdo ditë më kanë thënë se shumë shpejt kryhet lënda, por ajo nuk përfundoje kurrë. Dhe pas një muaji pritje në TEB me treguan që është refuzuar kërkesa për kredi. Pas kësaj provova në BPB edhe aty njësoj prita një muaj dhe më thanë që refuzohet kërkesa për kredi”, ka treguar për Gazetën Fjala, S.SH.
Ai thotë se të gjitha dokumenetet që janë kërkuar i ka dorëzuar në banka. Miratiminin se gjithçka ishte në rregull e kishte marr edhe nga vetë punojsit e bankave. Mirëpo, ai thotë se prapë u refuzua.
“Më thanë që as ti e gruaja (që ishte bashkë-huamarrëse) nuk jeni në punë të shtetit. Për këtë edhe nuk mund të u a japim kredinë. Ky fakt me ka tronditë shumë. Ata kurrë nuk e kanë përmend më herët këtë detaj, se pa qenë në punë të shtetit nuk mund të marrësh kredi. Kjo për mua është diskriminim i madh”, ka thënë S.SH.
Ai tani ka heq dorë nga aplikim për kredi, edhe pse siç thotë ai nuk ka mundur të bëjë ende zgjidhje për banim pasi më ketë kredi kishte planifikuar blerjen e saj.
Bankat Diskriminojnë klientët
Drejtuesi i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se bankat në Kosovë nuk i respeektojnë aspak klientët e tyre dhe për më tepër fitojnë pandershëm në kurriz të tyre.
“Bankat i shfrytëzojnë boshllëqet, mungesën e ligjit dhe ato mangësit financiare mundohen ti mbulojnë në mënyrë të pandershme”, ka thënë Kaçaniku për Gazetën Fjala.
Sipas tij shpesh institucionet financiare i diskriminojnë dhe injorojnë klientët me shërbimet që ata ofrojnë.
“Vlenë të theksohet që për kredi mbi 20,000 euro pa hipotekë kualifikohen vetëm klientët e sektorit publik”, thotë Lumbardh Kusari nga Banka Ekonomike.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bankave komerciale në vend insistojnë se u ofrohet shërbim i njëjtë dhe i barabartë të gjithë klientëve pa dallime.
Megjithatë, në Bankën Ekonomike, pranojnë se kredi mbi 20 mijë euro pa hipotekë mund të marrin vetëm ata që janë të punësuar në sektorin publik.
“Vlenë të theksohet që për kredi mbi 20,000 euro pa hipotekë kualifikohen vetëm klientët e sektorit publik”, thotë Lumbardh Kusari nga Banka Ekonomike.
Arjeta Doci, zyratare për informim në ProCredit Bank, tregon se paga e rregullt është përparësi në marrjen e kredisë, por thotë se nuk ka dallim nëse ajo është e lidhur në sectorin privat ose publik.
“Kështu, procesi i kredi dhënies në Bankën ProCredit bazohet në analizë të mirëfilltë të kapacitetit financiar të klientit për ta kthyer kredinë, pavarësisht profilit të punës. Të qenit pagë-marrës i rregullt është përparësi meqë kjo paraqet garanci më të lartë për kthimin e kredisë”, thotë Doroci.
Sipas saj, kreditë për klientët privatë në Bankën ProCredit janë në përputhje me misionin e bankës për të ofruar shërbime të përgjegjshme bankare duke pasur parasysh gjendjen financiare të secilit klient.
“Në Bankën ProCredit, kushtet për kredi janë të njëjta për të gjithë klientët privatë, dhe nuk ka diferencim të kushteve për sektorë të veçantë. Edhe oferta aktuale për kredi për klientë privatë nuk bën dallime të tilla, ofertë kjo me normë vjetore interesi duke filluar nga 6.59%”, thotë Doroci.
Gazeta Fjala nuk ka marrë përgjigje as nga Banka për Biznes e as nga Banka TEB lidhur me pretendimet e klientëve për diskriminim, pavarësisht se u ka dërguar pyetje dhe ka pritur për një javë përgjigje nga ta.