Fernando Llorente është sulmuesi më i ri i Sevillas. Sipas mediave spanjolle më konkretisht “Cadena Ser”, klubi andaluzian dhe Juventusi kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 30-vjecarit në Spanjë dhe në ditët e ardhshme Llorente do të vihet në dispozicion të trajnerit Unay Emery. Kartoni ish lojtarit të Athletic Bilbaos i ka kushtuar Sevillas 10 milionë Euro. Me mbërritjen e Llorentes andaluzianët kompletojnë repartin e sulmit, i cili kishte disa mangësi pas largimit të Carlos Baccës te Milani.
Tashmë Unay Emery do të ketë në dispozicion tre lojtarë në repartin e avancuar me Llorenten që i shtohet dyshes Kevin Gamiero-Ciro Immobile. Për të përballuar me sukses një sezon të ngjeshur me impenjime Sevilla kishte nevojë për një tjetër me bomber dhe 30-vjecari spanjoll duket se është i duhuri për t’i dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që ka patur kohët e fundit trajneri Emery.
Me Sevillan, Llorente do të firmosë një kontratë për 3 ose 4 vitet e ardhshme ndërsa nuk dihet ende paga që do të përfitojë shtalarti iberik te klubi i tij i ri. Për të mbërritur te ish sulmuesi i Bilbaos, andaluzianët mposhtën konkurrencën e Realit të Madridit, Manchester United dhe Monacos që gjithashtu kishin shfaqur interes për të.