Llavrov: Ka ide për ndarjen e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë!

E publikuar: 20/05/2015 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarjet në Maqedoni dalin nga dëshira që të ushtrohet ndikim mbi qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski në lidhje me refuzimin që të kyçet në sanksionet kundër Rusisë, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, transmeton agjencia ruse TASS.

Llavrov vlerëson se ndodhitë në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë.

Sipas tij, po bëhen përpjekje që qeveria e Gruevskit të akuzohet se nuk i përmbush obligimet ndaj popullit, por pas saj fshehet “dëshira që të bëhet presion në lidhje me refuzimin që të kyçet në sanksionet kundër Rusisë dhe në lidhje me mbështetjen e ‘Rrjedhës Jugore’ dhe gatishmërinë për bashkëpunim gjatë realizimit të alternativave tjera për transportin e derivateve, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturën “Rrjedhën turke”.

“Shumë është pikëlluese dhe e rrezikshme për atë qëllim të bëhen përpjekje dhe të shfrytëzohet faktori shqiptar. Para shumë vitesh kishte kundërshtime serioze dhe atëherë (në 2001) ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, ndërsa tani flitet se Maqedonia duhet të federalizohet edhe më thellë, madje propozohen ide që të ndahet – njëra pjesë ti jepet Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Bullgarisë”, deklaroi Llavrov, ministri i jashtëm i Federatës ruse./zhurnal/

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020