Kryetari u Komunës së Drenasit vizitoi në QKUK pesë të lënduarit mes të cilëve katër janë nxënës, gjatë një aksidenti i cili në mbrëmjen e së hënës në fshatin Korroticën e Epërme, njofton Klan Kosova.
Lladrovci postoi disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook për të dokumentuar vizitën.
Fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky është statusi i plotë i Lladrovcit:
Sonte, në Korroticën e Epërme, ka ngjarë një aksident trafiku me ç’ rast janë lënduar lehtë disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.
Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda.
Kujdesi në komunikacion duhet të shtohet, sepse, asnjë tejkalim shpejtësie nuk mund të arsyetohet.






















