Gjatë qëndrimit të tij në Austri, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar kryetarin e komunës së Melk-ut, Thomas Widrich me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve lokale dhe i ka bërë ftesë të vizitojë Komunën e Drenasit.
Lladrovci ka takuar edhe deputetin e njësisë federale të Niederosterreich, Emmerich Wiederbauer, përfaqësues i partisë së të gjelbërve me të cilin ka biseduar për ambientin, rregullimin e ujërave dhe rregullimin hapësinor, shkruan Lajmi.net.
Lladrovci ka zhvilluar po ashtu një vizitë edhe në Kështjellën Stift Melk, e ndërtuar në stilin Barok, ku Pater Karl kishte organizuar një pritje dhe ka dhënë shpjegime rreth rëndësisë së trashëgimisë kulturore.
Kryetari Lladrovci në kuadër të vizitave të tij ka vizituar edhe Bibliotekën e njësisë federale të Austrisë, Niederosterrich në St.Polten ku është njoftuar për së afërmi me pasurin e kësaj biblioteke me libra të vjetër si dhe njësitë që lidhen me inxhinierin e shquar shqiptar të lindur në Venedik, Karl Gega, i cili i shpall doktor i matematikës në moshën 17 vjeçare, projektues dhe realizues i hekurudhave në mesin e të cilave, më i famshmi është viadukti i Semeringut.

















