Lladrovci i reagon Lushtakut: Sa jam unë kryetar sundon ligji

E publikuar: 08/06/2021 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj deklaratave të Sami Lushtakut, i cili tha se nuk merret me Lladrovcin sepse sipas tij “ai është i vogël”.Lladrovci ka deklaruar sërish se derisa ai është kryetar i Drenasit, aty do të sundoi vetëm ligji.

Sipas Lladrovcit, s’ka i vogël apo i madh, krejt janë të barabartë para ligjit.

Postimi i Lladrovcit:

Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji.

S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall!