Lladrovci bashkë me djalin e Thaçit nderojnë heronjtë në sheshin ‘Fehmi Lladrovci”

E publikuar: 10/11/2021 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Drenasit dhe kandidati për një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kanë nderuar heronjtë në sheshin ‘Fehmi Lladrovci”.

Bashkë me ta ishte edhe, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ismail Syla, të cilët bashkërisht kanë vendosur lule pranë shtatorëve të heronjve të kombit.

“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizimit për liri”, ka shkruar Lladroci në postimin e tij në Facebook.