Livorno dhe Como ndahen në barazim

E publikuar: 26/01/2016 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sfida e fundit e javës së 23-të të Serie B mes Livornos dhe Comos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Një 90 minutësh mbijetese për të dyja skuadrat ku askush nuk doli i kënaqur duke arritur vetëm nga një pikë me shumë pak vlera. Ishin vendasit ata që e kërkuan më shumë fitoren por pavarësisht rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll pa asnjë gol të shënuar. Në fraksionin e dytë, Como rrezikoi gjithçka dhe arriti ta zhbllokonte sfidën në minutën e 62 me autor Stefano Pettinari.

12 minuta më pas, Martino Borghese vendosi barazpeshën.

Livorno që ngjitet në vendin e 18 me 24 pikë, ndërsa Como mbyll klasifikimin me 18 pikë.