Liverpooli vazhdon me fitore, triumf i lehtë ndaj Brightonit (Video)

E publikuar: 02/12/2017 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka fituar ndaj Brightonit me rezultat 1-5 në Ligën Premer.

Ashtu si ndaj Stoke, kjo ishte një fitore e lehtë nga Reds.

Goli i parë në takim erdhi nga Emre Can (30′), ndërsa pas një minute shënoi Roberto Firmino.

Festa e Roberto Firminos ndaj Brightonit (Getty Images)

Firmino shënoi edhe në minutën e 50-të, ndërsa vendasit golin e nderit në këtë takim e shënuan me anë të Glenn Murrayt (51′).

Në minutën e 88-të, pas dy asistimeve te golat e parë shënoi Philippe Coutinho, ndërsa për rezultatin përfundimtar 1-5 u përkujdes Lewis Dunk me një autogol (90′).

Philippe Coutinho shënoi nga gjuajta e lirë në stilin e Ronaldinhos, duke gjuajtur topin poshtë këmbëve të lojtarëve në murin mbrojtës (Getty Images)

Pas kësaj fitiore Liverpooli ngjitet në vendin e katër me 29 pikë, Brighton vazhdon në poztiën e 11-të me 17 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është ndaj Evertonit, kurse Brightoni udheton te Huddersfieldi. /Telegrafi/