Liverpooli ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme në Anfield Road, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat prej 4 me 0 për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Origi shënoi golin e parë në minutën e shtatë, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe tre herë të tjera. Wijnaldum shënoi për 2 me 0 në minutën e 54 pas asistimit nga Aleksander Arnold.