Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 3-1, kështu duke u kthyer në pozitën e parë në Premier League.
Të Kuqtë kaluan fillimisht në epërsi me aën të Diogo Jotas, në minutën e 31′, teksa mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Dara O’Sheas, në minutën e 45′.
Në pjesën e dytë, vendasit e kthyen epërsinë me anë të Luis Diaz, i cili shënoi gol të bukur në minutën e 52′.
Ndërsa, Darëin Nunez, me një gol në minutën e 79′ e vulosi fitoren e Liverpoolit.
Liverpooli pas fitores kalon në vendin e parë me 54 pikë, me dy më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.