Liverpooli njofton agjentin e Coutinhos për planet e afatit të janarit

E publikuar: 24/11/2017 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i madh anglez, Liverpooli ka njoftuar agjentin e Philippe Coutinhos se klubi nuk do ta konsiderojë shitjen e tij në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori me tipare sulmuese i Brazilit është një objektiv primar për Barcelonën dhe PSG-në që janë në garë për të fituar shërbimet e tij.

Sipas mediumit Le 10 Sport, Barcelona ka punuar shumë për një marrëveshje për yllin e Redsave gjatë javëve të fundit.

Gjiganti katalunas është i etur për të marrë atë tani, në vend që të presin deri në afatin kalimtar të verës.

Coutinho po kalon në një formë shumë të lartë sezoneve të fundit (Getty Images)

Kjo pasi, drejtuesit e Barçës mendojnë se në verë klubet rivale mund t’i bashkohen garës për nënshkrimin e tij dhe çmimi i kërkuar do të rritej.

Por, qëndrimi i Liverpoolit ndaj shitjes së yllit brazilian është shumë i prerë dhe i pandryshuar.

Liverpooli nuk do të lejoj “asnjë shitje” të Coutinhos në janar dhe ka të ngjarë t’i japë PSG-së një shans për të hyrë në treg dhe për të ofertua në verë për brazilianin.

Kështu, Barcelona mund të vendos të kthehet kah ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, si një Plan B, me mediat spanjolle që raportuan sot (e premte) gjatë ditës se një marrëveshje personale është arritur. /Telegrafi/