Liverpooli fiton garën për Ings

E publikuar: 27/05/2015 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Liverpoolit ka fituar garën për transferimin e sulmuesit të Burnley, Danny Ings.

Ings realizoi 11 gola dhe asistoi 4 herë për bashkëlojtarët e tij te Burnley , por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi kjo skuadër do bëj gara në Championship edicionin e ardhshëm. Për anglezin e talentuar ishin interesuar edhe skuadra si Manchester United, Tottenham e Real Sociedad, por në fund ishte Liverpooli që besohet të ketë arritur ta siguroj kartonin e tij./veqsport.com/