Liverpooli e ka seriozisht që ta mbajë së paku edhe një vit Philippe Coutinhon.
Sipas BBC, Liverpooli e ka refuzuar ofertën e fundit të bërë nga Barcelona.
Mediumi i njohur anglez shkruan se Barca kishte bërë ofertë në vlerë pre 100 milionë euro.
Liverpooli e sheh si të pashitshëm lojtarin dhe si lider të skuadrës që do ta kërkojë këtë vit titullin në Ligën Premier.
Pas largimit të Neymar, Barcelona është duke e kërkuar zëvendësuesin e tij dhe në listë është edhe Dembele i Borussia Dortmund./Telegraf/