“Çmenduri”, kjo ishte fjala kryesore e përhapur në gazetat portugeze kur Sportingu i Lisbonës vendosi pak vite më parë për të emëruar një 35-vjeçar në stolin e tyre, Ruben Amorim.
Katër vite pas emërimit, e vetmja çmenduri është se si Amorim nuk është ende një nga klubet e mëdha në Europë. Por, pritja e tij do të mbarojë së shpejti. Pas refuzimit të Xabi Alonsos, ai është kthyer në objektivin numër 1 të Liverpoolit. Ai ka shënuar vlerësim maksimal në testet statistikore të “The Reds” dhe do të ftohet së shpejti për një intervistë me klubin, pasi pankina të jetë pa një “timonier” pas largimit të Klopp.
Në një proces rekrutimi të Liverpool, Amorim ka shkëlqyer me statistikat metrike për golat e pritshëm dhe të dhënat tregojnë që ai po performon përtej pritshmërive në Portugali me Sportingun me një buxhet të limituar, në krahasim me Benficën dhe Porton. Stili i tij është i ndryshëm nga Jurgen Klopp, por i përshtatet më së miri dëshirës së Liverpool për një futboll emocionues dhe me filozofi sulmuese. Raportime të besueshme në Angli kanë bërë me dije se “The Reds” kanë çuar shpeshherë skautë për të ndjekur nga afër ndeshjet e Sportingut, që për momentin kryeson kampionatin.
Amorim u pyet pak muaj më parë se cili është referenca e tij dhe ai u përgjigj:”Jose Mourinho”.
Ai ka qenë pjesëmarrës i rregullt në Fakultetin i Kinetikës Njerëzore në Universitetin i Lisbonës në leksionet e Jose Mourinhos, përkrah Antonio Velosos, që pati fituar shtatë kampionate me Benficën në vitet 80′. Dyshja qëndroi në kontakt, megjithëse marrëdhënia thuhet se ka evoluar larg një hierarkie profesor dhe nxënës. Kur Sportingu i Amorimit e eliminoi Arsenalin nga Europa League në vitin 2023, bashkatdhetari i tij, Mourinnho, nxitoi t’i dërgonte në WhatsApp një mesazh urimi.
“Mourinho i vjetër dhe i ri janë ende në garë”, tha me shaka trajneri i atëhershëm i Romës. Kur u pyet për ngjashmëritë e çiftit, Amorim tha për idhullin e tij: ‘Mourinho është i një lloji të veçantë. Nuk do të ketë tjetër Mourinho. Mourinho është unik.’ Të gjitha ata që e njohin Amorim flasin shkëlqyeshëm për taktikat e tij unike dhe fjalimet motivuese. Por, mbi të gjitha ata vlerësojnë personalitetin e tij.
Arritja më e madhe e Amorimit në menaxhim ishte që e çoi Sportingun drejt titullit të tyre të parë në 19 vite në 2021 dhe klubi është në rrugën e duhur për një tjetër triumf këtë sezon, një pikë larg rivalëve të Benfica dhe shtatë më shumë se Porto. 39-vjeçari ka parë shumë lojtarë të larguar nga Sporting gjatë kohës së tij atje, duke përfshirë Matheus Nunes të Manchester City, Joao Palhinha të Fulham dhe Pedro Porro të Tottenham, por vazhdimisht ka rindërtuar një ekip fitues.
Amorim vendos një sistem 3-4-3 dhe thuhet se është “kokëfortë” në një mënyrë të mirë për qasjen e tij taktike, duke mos u larguar kurrë nga ajo që ai e sheh si mënyrën e duhur për të luajtur futboll sulmues. “Ai është i martuar me 3-4-3”, shtojnë me batutë në Portugali. Amorimi është padyshim i admiruar nga Liverpool, përkrah Roberto De Zerbit. Fillimisht, ai i ka dhe një titull borxh Sportingut, me një derbi të Lisbonës që pritet të vendosë shumë në fundjavën e ardhshme. Ai mund të mos jetë aq i hapur sa Mourinho, por duket sikur “Special One” i dytë po shkon drejt elitës së Evropës./ Super Sport