Liverpooli ka arritur të bëjë njërën ndër përmbysjet më të mëdha viteve të fundit në futboll, duke arritur të kthejë rezultatin nga 1:3 në 4:3 ndaj Borussia
Dortmundit, për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Europa League.
Ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar 1:1.
Përballja në ‘Anfield Road’ ishte një dramë e vërtetë, që jo shpesh përjetohet në futboll.
Skuadra e Dortmundit as që ka mundur të paramendojë një start të tillë, kur në minutën e 9’, kishin epërsinë prej dy golave.
Mkhitaryan në minutën e 5’ dhe Aubameyang në minutën e 9’, u përkujdesën që t’i dhurojnë epërsi 0:2 skuadrës së Tuchel në ‘Anfield Road’.
Me këtë rezultat skuadrat shkruan në pushim.
Spektakël i vërtetë u pa në pjesën e dytë, kur Liverpooli ngushtoi epërsinë në 1:2 me anë të Origit në minutën e 48’.
Kur pritej që vendasit të kërkonin barazimin, një pakujdesi në mbrojtje iu kushtoi me gol, kur Marco Reus shënoi për 1:3.
Përkundër dy golave disavantazh, të kuqtë e Liverpoolit nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke ia dalë të shënojnë edhe dy gola, për të barazuar në 3:3.
Coutinho në minutën e 66’ dhe Sakho në minutën e 78’, shënuan për të kthyer në lojë skuadrën e Jurgen Kloppit.
Dhe pas shumë përpjekjeve deri në fund të ndeshjes, Liverpooli me anë të mbrojtësit Lovren shënoi edhe golin e katërt, dhe të kualifikimit në gjysmëfinale.