Liverpool 3-0 Maribor, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 01/11/2017 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli fitoi me rezultat 3-0 ndaj Mariborit në Ligën e Kampionëve në Anfield.

Golat për Reds i shënuan Mohamed Salah (49’) dhe Emre Can (64’) dhe Daniel Sturridge (+90′).

Mohamed Salah duke festuar për golin e parë në takim. Foto: Getty Images

Më i miri në takim ishte Can, por përveç anësorit egjiptian paraqitje të mirë arritën të bëjë edhe Trent Alexander-Arnolld, Albert Moreno dhe Roberto Firmino.

Për mysafirët më i miri ishte Jasmin Handanovic, i cili vlen të theksohet se është kushëri i Samir Handanovicit të Interit.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë me tetë pikë, ndjekur nga Sevilla me shtatë dhe Spartak Moska me pesë. Maribori renditet e fundit me një pikë.

Në takimin e ardhshëm skuadra e Jurgen Klopp luan ndaj Sevillas. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Liverpoolit:

Notat e lojtarëve të Mariborit: