
Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme për klube në botë pasi pjesë e saj janë skuadrat më të mëdha evropiane dhe kështu emocionet janë të mëdha.
Një nga momentet e shumëpritura nga tifozët në këtë garë është shorti dhe sot (e hënë) kemi një të tillë.
Nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën e parë (1/8) të eliminim direkt, ku pritet shumë përballje të zjarrta.
Telegrafi edhe këtë herë do të ketë një mbulim special ku do t’ju mbajë të informuar me të rejat e fundit dhe informacionet tjera rreth shortit:
Lajme Live
10 minuta më parë
Skuadrat që kaluan grupet dhe tani presin shortin
Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Barcelona, Tottenham, Paris Saint-Germain, Liverpool, Porto, Schalke, Bayern Munichu, Ajax, Manchester City, Lyon, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester United.