Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, në ekspozenë para votimit të Qeverisë, ka thënë që do t’i kenë dy prioritete kryesore.
“Qeveria do të ketë dy prioritete të menjëhershme që janë: lufta kundër pandemisë, Covid 19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie”.
“Krahas këtyre, Qeveria do të ketë prioritet edhe forcimin e shtetit, integritetit dhe sovranitetit të tij, luftimin e dukurive negative; veçmas krimin dhe korrupsionin, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit”.
Hoti ka theksuar se kjo Qeveri nuk do të lejojë shkëmbimin e territoreve.
“Do të marrim përgjegjësi kushtetuese për të çuar përpara procesin e dialogut, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-të, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit”.