Klubet kanë edhe disa orë në dispozicion për të kryer transferime në afatin kalimtar të janarit 2019. Afati i sivjetmë dimëror ka nisur në fillim të muajit janar (në Angli, Gjermani dhe Francë më 1 janar, në Spanjë më 2 janar, kurse në Itali më 3 janar).
Më 31 janar, afati kalimtar i janarit i këtij viti mbyllet në pesë kampionatet më të forta evropiane.
Telegrafi ju mban të informuar më kohë reale për të gjitha detajet që duhet t’i dini si edhe për transferimet që do të ndodhin në orët e fundit të këtij afati.
Lajme Live
37 minuta më parë
Zyrtare: Carlos Vinicius i bashkohet Monacos
Klubi francez ka transferuar në formë huazimit sulmuesin brazilian të Napolit, Carlos Vinicius.
1 orë më parë
Pas dështimit me Perisicin, Arsenali kthen sytë kah Yannick Carrasco
Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit.
Tashmë disa prej skuadrave evropiane kanë sjell përforcimet e reja, por që në orët e fundit pritet që të shtohet numri i lojtarëve që do të ndryshojnë ambient.
1 orë më parë
Real Madridi të bindur në transferimin e Hazardit, Kovacici pjesë e negociatave
Real Madridi është i bindur se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për transferimin e Eden Hazard.
1 orë më parë
Milani ende ka shpresë për Carrascon
Raportohet se Milani do të bëjë një ofertë të fundit për të nënshkruar me Yannick Carrascon.