Lituania alarmohet nga sulmet në Poloni: Të mbrohet çdo centimetër i territorit të NATO-s

E publikuar: 15/11/2022 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka reaguar me shpejtësi pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në një fshat të Polonisë, duke lënë të vrarë dy njerëz.

Nauseda ka thënë se po mban kontakte të afërt me miqtë polakë.

Ai ka thënë se çdo centimetër i territorit të NATO-s, duhet të mbrohet.

“Lajme shqetësuese sonte vijnë nga Polonia pas të paktën dy shpërthimeve. Po mbajmë kontakte të afërta me miqtë polakë. Lituania qëndron fuqishëm solidare me Poloninë. Çdo centimetër i territorit të NATO-s duhet të mbrohet”, ka shkruar Nauseda.

Lituania është shtet anëtar i NATO-s nga viti 2004. Një reagim i ngjashëm, më herët, erdhi edhe nga Estonia. /GazetaExpress