Lista Srpska tenton të distancohet nga Radojiçiq, pritet të mbaj Kuvend Zgjedhor, e ka njoftuar edhe KQZ’në

E publikuar: 19/10/2023 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Srpska tenton të distancohet nga Radojiçiq, pritet të mbaj Kuvend Zgjedhor, e ka njoftuar edhe KQZ’në

Më 24 tetor Lista Serbe pritet të mbledh Kuvendin e partisë për të bërë ndryshime në formacionin drejtues të këtij subjekti politik, thonë burimet e Gazetës Express.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ky subjekt politik tashmë e ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mbajtjen e një kuvendi të tillë të brendshëm.

Ky zhvillim vjen pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radojçiq, që më pas dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie politike.

Pikërisht, Lista Serbe pritet që në një mënyrë të distancohet nga Milan Radojçiq. Siç tregojnë burimet e Gazetës Express, kryetar i Listës Serbe pritet të zgjidhet një person që aktualisht është jashtë skenës politike.