Lista Srpska gjatë ditës së sotme do të dal me qëndrim përfundimtar se a do të merr pjesë apo jo në seancën e nesërme të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Këtë e tha për RTV Dukagjinin deputeti i Listës, Nenad Rashiq. Ai shtoi se Grupi parlamentar i Listës Srpska do të mblidhet sot, por koha e saktë ende nuk dihet.
I pyetur se a ka çështje të hapura Lista Srpska me partnerët e koalicionit, kur bëhet fjalë për kërkesat e subjektit serb, Rashiq tha se nuk është i informuar në detaje, pasi që ai vonë është inkuadruar.
Por shtoi se, me sa ka informata, bëhet fjalë për disa çështje teknike, duke mos precizuar se çka nënkuptohet me çështje teknike.
Lista Srpska, sa herë ishin në pyetje çështje me rëndësi të madhe për Kosovën, gjithmonë ka vënë kushte ndaj partnerëve të koalicionit.
Rasti i fundit ishte transformimi i FSK në Forcat e Armatosura të Kosovës.