Lista Srpska reagon me gjuhë të Vuçiqit, kërkojnë që KFOR’i dhe EULEX’i të vendosen në Veri

E publikuar: 25/09/2023 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë pasi një grup terrorist serb ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë, ka reaguar “Lista Serbe” që për nënkryetar ka Milan Radojicicin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tyre që s’dallon nga retorike e përdorur nga Aleksander Vucic mbrëmë, partia që dirigjohet direkt nga Beogradi, kanë thënë se “shprehin ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës”.

“Srpska” ka thënë se kërkon hetim për të paktën vasjen e dy serbëve meqë sipas partisë së Goran Rakiqit dy terroristët “u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin dorëzuar”.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Kjo parti ka thënë se “kanë nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojën përshkalëzimin e mëtejshëm të situatës”.

Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thënë se “kanë kërkuar me herë të panumërta që KFOR-i të ngrejë forcat e veta për të parandaluar dhe për ta frenuar Kurtin”, por sipas tyre e kot.

“Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, përfundon reagimi i tyre./Express