Lista Srpska para seancës takon Marko Gjuriqin

E publikuar: 09/09/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të takohet në Beograd me përfaqësuesit e Listës Srpska.

Temë diskutimi, në takimin e të lartë përmendurve, do të jenë kushtet e bashkimit me partitë që do jenë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan Blici serb.

Beogradi do kërkojë nga Lista Srpska që Prishtina duhet ta sigurojë formimin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën është nënshkruar marrëveshje para katër viteve në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, pala serbe do të kërkojë se komuna e Prilluzhës dhe Plemetit të shkrihen në një, të ketë siguri për gjithë serbet që jetojnë në Kosovë, të mbrohen monumentet serbe në Kosovë e kushte të tjera që pritet të bëhen publike pas takimit.