Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e saj të paraparë për ora 16:00. Të pranishëm janë Shefat e Grupeve Parlamentare dhe anëtarët e kryesisë. Por mungon përfaqësuesi i Listës Srpska, Slavko Simiq.
Në këtë seancë pritet që të vendoset nëse nesër siç edhe ka kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj, të mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit.
Mbetet i paqartë qëndrimi i partisë serbe në Kosovë nëse do ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin.
Lista Serbe dje abstenoi në votimin e Qeverisë që të tërhiqet projektligji i parë për demarkacionin me Malin e Zi.
Ditë më parë, Igor Simiq, deputet i kësaj liste, tha se prioritet për ta mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e tek më pas mund të flitet për demarkacionin./Express















